Nasim Haradinaj për dosjet e reja: Si me m’pru bakllavë o ka m’doket

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 12:34
Nasim Haradinaj për dosjet e reja: Si me m’pru bakllavë o ka m’doket

OVL e UÇK-së ka treguar se janë dërguar përsëri dosje të Gjykatën Speciale.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.

Ndërsa, nënkryetari Nasim Haradinaj ka thënë se nuk e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për dosjet e reja.

Haradinaj u shpreh se ardhja e dosjeve të reja atë po e gëzon.

“Si me m’pru bakllavë o ka më doket, pse me thirrë na policinë”, ka thënë ai në konferencë për media ku u bë e ditur se në OVL-UÇK kanë arritur dosje të reja.

(Kosova Sot Online)