Menaxhimi i pandemisë, Trump vlerëson veten me notën 10

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 13:04
Menaxhimi i pandemisë, Trump vlerëson veten me notën 10

Presidenti Trump është i kënaqur me mënyrën se si administrata e tij menaxhoi pandeminë koronavirus.

“Për punën tonë ne vlerësohemi me 10. Po rrumbullakosim cepin e pandemisë dhe kemi bërë një punë fenomenale. Jo vetëm një punë të mirë, por një punë fenomenale”, u shpreh presidenti amerikan.

Disa nga këshilltarët e tij pretendojnë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur pandeminë nën kontroll. Por ekspertët mjekësorë nuk dakordësohen me këtë.

“Kemi pasur mesazhe të ndryshme në gjithçka, nga maskat deri te funksionimi i disa ilaçeve për trajtim e deri te vënia në dyshim e distancimit social apo izolimit. Mendoj se kjo është një tjetër gozhdë në arkivolin e kundërpërgjigjes sonë katastrofike”, deklaroi Celine Gounder.

Sipas universitetit Johns Hopkins, shumë shtete amerikane po përjetojnë një shtim të rasteve nga java në javë. Bilanci i viktimave vijon të rritet.

“Ndonjëherë kemi perceptimin se ishte një virus i keq, ne bëmë gjithçka që mundëm dhe kjo ishte e pashmangshme. Padyshim që nuk është kështu, thjesht shikoni shembujt nëpër botë”, tha korrespondenti i CNN, Sanjay Gupta.

Në SHBA jeton 4% e popullatës botërore, por niveli i vdekshmërisë nga Covid-19 është 21%.Ekspertët bëjnë thirrje që të merren masa dhe që amerikanët t’i zbatojnë ato për të shmangur një bilanc me 300 apo 400 mijë viktima. 

(Kosova Sot Online)