Kryediplomatja kosovare takohet me shefin e misionit belg në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 14:06
Kryediplomatja kosovare takohet me shefin e misionit belg në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Kryediplomatja kosovare në këtë takim ka ritheksuar kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si e drejtë për lëvizje të lirë.

“Ritheksova kërkesën tonë për institucionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme”, tha Haradinaj-Stublla. 

(Kosova Sot Online)