Rukiqi deklarohet pas krijimit të grupit punues të Odave Ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 14:45
Rukiqi deklarohet pas krijimit të grupit punues të Odave Ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, që do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës.

Për këtë takim ka shkruar në Facebook kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai ka thënë se kanë pasur takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan.

“Takime jashtëzakonisht miqësore dhe të frytshme me delegacionin amerikan i cili po viziton regjionin. Projekte konkrete, zotime të qarta financiare, momentum i rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)