Përmirësohet ndjeshëm situata me COVID-19, asnjë i vdekur, bie edhe numri i të infektuarve dhe të shtrirëve në spital

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 15:42
Përmirësohet ndjeshëm situata me COVID-19, asnjë i vdekur, bie edhe numri i të infektuarve dhe të shtrirëve në spital

Numri i të infektuarve, të shtrirëve nëpër spitale dhe të vdekurve nga COVID-19 ditëve të fundit ka pësuar rënie të dukshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet rënia e dukshme e numrit të pacientëve me COVID-19.

Numri më i lartë i pacientëve që vdiqën nga COVID-19 në këto 22 ditë ishte më 1 shtator, në të cilën u shënuan 8 vdekje, ndërsa sot nuk kishte asnjë të vdekur.

Numri më i lartë i pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 në SHSKUK ishte shënuar më 2 shtator. Në këtë ditë, 435 ishin të shtrirë në SHSKUK dhe trajtoheshin për COVID-19 .

Më 1 shtator u shënua numri më i lartë i të infektuarve me COVID-19 në 22 ditët e fundit, ku u konfirmuan 338 të infektuar, ndërsa sot u konfirmuan 66 persona pozitivë me COVID-19.

Më poshtë mund ta shihni tabelën rreth numrit të personave që u trajtuan për COVID-19 në SHSKUK. 

(Kosova Sot Online)