Erdogan me fat, koronavirusi shtyn samitin e BE’së ku do të diskutohej për sanksione ndaj Turqisë

  • A.P /
  • 22 shtator 2020 - 19:07
Erdogan me fat, koronavirusi shtyn samitin e BE’së ku do të diskutohej për sanksione ndaj Turqisë

Takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, i planifikuar për të enjten dhe të premten, është shtyrë si pasojë e koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, nj zyrtar në Komisionin Europian ka rezultuar pozitiv me covid, ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është në karantinë.

Samiti pritej të diskutonte sanksionet evropiane kundër Turqisë dhe Bjellorusisë.

Greqia dëshiron të hartojë një listë sanksionesh kundër Turqisë, pas konflikteve për Mesdheun.

(Kosova Sot Online)

Tani gjithçka shtyhet për 1-2 tetor.