12 ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 07:59
12 ngjarjet që do të zhvillohen sot në Kosovë

Për sot janë paralajmëruar 12 ngjarje të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shpall konkursin për përzgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10.00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për gjashtëmujorin e parë 2020 dhe bën shqyrtimin e kërkesave buxhetore të Kuvendit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10.00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10.00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës prezanton protokollin për identifikimin, hetimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10.00-12.00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me MKRS-në, organizon konferencën “Forumi për Sportin”, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti. (Hotel ‘Emerald’ Prishtinë, ora 10.00)

Mbahet takim virtual i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10.30)

Në Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, dëshmon Izet Sadiku, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11.00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin analitik “Prokuroria pasive e apelit”. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 11.00-11.30)

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Zyrat e PDK-së Prizren, ora 11.00)

Mbahet protestë për gratë. (Protesta nis nga ora 12.00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në rrugët kryesore të Prishtinës)

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës raportojnë në Komisionin për Arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-225, ora 13.30)

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dëshmon në Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14.00).

(Kosova Sot Online)