Mbi 15 mijë raste të konfirmuara me Covid 19 në Kosovë

  • E. /
  • 23 September 2020 - 08:18
Mbi 15 mijë raste të konfirmuara me Covid 19 në Kosovë

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar në 15 mijë e 208. Ndërsa numri i të shëruarve deri më sot është 12 mijë e 815.

Por, shkak i infektimit me këtë virus, deri më sot kanë vdekur 615 persona.

Të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëjnë të ditur se aktualisht janë 1 mijë 778 raste aktive.

Nga IKSHPK thonë se “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”.

Të martën në Kosovë janë konfirmuar 66 raste të reja me COVID-19, 141 pacientë të shëruar, ndërsa nuk ka pasur viktima.

(Kosova Sot Online)