Osmani takohet me sekretaren e Këshillit për bashkëpunim regjional, ja çfarë diskutuan

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 12:54
Osmani takohet me sekretaren e Këshillit për bashkëpunim regjional, ja çfarë diskutuan

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu.

Në këtë takim, Osmani potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.

Osmani po ashtu shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik. 

(Kosova Sot Online)