Fillon Kuvendi i Malit të Zi, Abazoviq mbështet Krivokapiqin për kryeministër

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 13:54
Fillon Kuvendi i Malit të Zi, Abazoviq mbështet Krivokapiqin për kryeministër

Ka filluar mbledhja konstituive e Kuvendit të Malit të Zi për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit. Lideri i lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq ka thënë se e mbështet që kryetar i Kuvendit të jetë Aleksa Beçiq, ndërsa Zdravko Krivokapiq mandatar për formimin e qeverisë së re. 

Së pari deputeti i Frontit Demokratik Milan Knezheviq ka thënë se e mbështesin Zdravko Krivokapiqin për mandatar, në mënyrë të të eleminohen dyshimet se janë serbët ata të cilët po e pengojnë formimin e qeverisë. Nuk na interesojnë fotelet, por vetëm e ardhmja e Malit të Zi. E mbështesim Aleksa Beçiqin për kryetar të Kuvendit, ndërsa Zdravko Krivokapiqin për mandatar, ka thënë ai.

Dritan Abazoviqi ka thënë se kjo që u bë e ditur nga koalicioni për të Ardhmen e Malit të Zi është e pranueshme, mund të fillojmë me zgjedhjen e kryetarit dhe mandatarit.

Aleksa Beçiq ka thënë se pushteti i ri do të jetë properëndimor, promalazias dhe pajtues. 

Tash Kuvendi është në pauzë për t'u konfirmuar zëvendësimi për deputet të cilët kanë dhënë dorëheqje.

Me këtë duket se u përgënjeshtruan parashikimet e medieve se mbledhja e Kuvendit mund të ndërpritet pas verifikimit të mandateve, ndërsa nuk do të mund të zgjidhen udhëheqësit e parlamentit. Arsye për këtë thuhej se është fakti se koalicionet fituese nuk kanë marrëveshje për kryetarin e Kuvendit dhe zëvendësit e tij.

(Kosova Sot Online)