Caktohet masa e paraburgimit ndaj shoferit që e goditi për vdekje të moshuarin në Kamenicë

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 14:50
Caktohet masa e paraburgimit ndaj shoferit që e goditi për vdekje të moshuarin në Kamenicë

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj pandehurit M. S.

I pandehuri me datën 21.09.2020 në qendër të Kamenicës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e ngasjes së automjetit me kushtet e rrugës, ashtu që me pjesën e përparme të automjetit e ka goditur këmbësorin S.H., i cili pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, ndërsa propozimi i mbrojtësit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, u vlerësua si masë e pamjaftueshme në këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftimin e gjykatës. 

(Kosova Sot Online)