Ngjarjet të cilat pritet të zhvillohen sot në Kosovë

  • E.K /
  • 24 shtator 2020 - 08:51
Ngjarjet të cilat pritet të zhvillohen sot në Kosovë

Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9.30).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit MSH-Komuna e Deçanit për projektin “Ndërtimi i objektit të QMF në Strellc të Epërm”. (Ndërtesa e Komunës, Deçan, ora 9.30).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. (Ora 10.00).

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit Ferizaj, ora 10.00).

Komuna e Prizrenit fillon projektin për Kujdesin Geriatrik. (Nisja nga QKMF Prizren, ora 10.00).

Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizojë një aktivitet promovues për pingpong. (Sheshi “Dukagjini” Pejë, ora 10.00).

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit Komunal, Mitrovicë, ora 10.00).

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10.30).

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, do të presë në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, me të cilin do të inaugurojnë fillimin e ndërtimit të çerdhes së re publike në lagjen 2. (Takimi mbahet në objektin e komunës së Skenderajt, ora 10.30, inaugurimi mbahet në afërsi të shkollës së Mesme Teknike “Anton Çetta”, Skenderaj, ora 11.00).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Komunën e Junikut dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik. (Junik, ora 10.45).

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinjtë e trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11.00).

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, dhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, mbajnë konferencë për media. (Auditoriumi i BQK-së Prishtinë, ora 11.30).

Banorët e fshatit Sllovi të Lipjanit mbajnë protestë. (Sllovi, Lipjan, ora 11.30).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit MSH-Komuna e Gjakovës për projektin “Ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë”. (Ndërtesa e Komunës Gjakovë, ora 12.30).

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Gjakovë. (Ora 13.00).

Nis ndërtimi i objektit administrativ të KRU Gjakova në Botushë. (Ora 13.00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13.00).

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në një aktivitet me misionin OSBE. (Muzeu i Kosovës, ora 14.00). 

(Kosova Sot Online)