Kaq aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 10:17
Kaq aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 60 aksidente trafiku, prej tyre 22 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale.

Policia njofton se për shkelësit e trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 15 tiketa.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se dje asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet.

(Kosova Sot Online)