Lexoni edhe:
Kamenicë: Ishte duke kullotur bagëtitë, këputet kablloja elektrike dhe ia mbyt të gjitha
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot përmes një letre zyrtare i është drejtuar kreut të Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, të cilit i ka kërkuar takim dhe një video-bisedë për të diskutuar rreth vendosjes së raporteve diplomatike dhe thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve.
“Me padurim pres që të iu takoj. Ju lutem më tregoni se për kur mund të caktojmë një video-bisedë për të diskutuar rreth asaj se si do të mund të bashkëpunojmë”, thuhet në letrën e Osmanit.
Osmani ka thënë se është e interesuar veçanërisht për krijimin e grupeve të përbashkëta parlamentare për të institucionalizuar bashkëpunimin në mes të dy parlamenteve.
The people of @Israel & Kosovo are bound closely by historical ties & values.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) September 24, 2020
This is the beggining of a great partnership.
Letter to ë counterpart, H.E. Yariv Levinë@KnessetIL pic.twitter.com/p2DruAEdB5
(Kosova Sot Online)