
Lexoni edhe:
Vazhdimi i skandalit me dosjet e Gjykatës Speciale, përpjekje e fundit e të të dyshuarve kryesor që janë objekt hetimi
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe pritet që të jetë një prej pikave ku do të ngecë dialogu. Pala kosovare nuk ka pranuar që të diskutojë për një temë të tillë në Bruksel, derisa nga Beogradi thonë se një temë e tillë është e paevitueshme.
Kështu ka thënë sot para gazetarëve presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, duke potencuar se Asociacioni është një temë e pashmangshme.
“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një temë e paevitueshme dhe ne do të insistojmë për një gjë të tillë”, ka thënë kreu i shtetit serb kur është pyetur rreth mundësisë së mos mbajtjes së takimit të 28 shtatorit në Bruksel.
Presidenti serb ka thënë se Beogradi do të vazhdojë negociatat me Prishtinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në mirëbesim.
(Kosova Sot Online)