Hoti i përgjigjet edhe njëherë Haradinajt për presidentin: Flasim kur të vjen koha

  • E.K /
  • 24 shtator 2020 - 11:48
Hoti i përgjigjet edhe njëherë Haradinajt për presidentin: Flasim kur të vjen koha

Kryeministri Avdullah Hoti iu është përgjigjur edhe njëherë kreut të AAK’së, Ramush Haradinajt që tha se kjo qeveri mund të rrëzohet nëse ai nuk votohet për president.

Hoti në një konferencë për media ka thënë se presidenti është duke punuar sipas kompetencave, e se kjo temë do të diskutohet kur të vjen koha.

“Nuk kam koment, presidenti është në zyrë në bazë të kompetencave, kur të vjen shkurti do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Kryeministri thotë se për zgjedhjen e presidentit do të ulen krejt spektri politik për të diskutuar.

“Kur vjen shtatori ne duhet të ulemi krejt spektri politik, është e qartë që koalicioni nuk mund ta zgjedhë vetë presidentin. Duhet të ulemi përtej koalicioni që të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)