Hoti për dosjet e speciales, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 11:50
Hoti për dosjet e speciales,  punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pyetur sot nga gazetarët për dosjet e Speciales që janë dorëzuar në zyrat e veteranëve.

Hoti ka thënë se nuk do të përfshihen në punë të drejtësisë.

Kjo sipas tij, pasi që Kosova ka tash e sa muaj një Qeveri normale.

Kreu i ekzekutivit ka bërë thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet.

“Ndoshta çuditi që tash e tre muaj ka një qeveri normale. Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë, ndoshta çuditeni pse e kemi këtë çasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë, unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)