Me arrestimin e ish’eprorit të UÇK’së, Specialja e konfirmon aktakuzën e parë

  • G.g /
  • 24 September 2020 - 12:38
Me arrestimin e ish’eprorit të UÇK’së, Specialja e konfirmon aktakuzën e parë

Ish’eprori i UÇK’së në zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa është arrestuar sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi për të u lëshua fletëarrest dhe u urdhërua transferimi i tij në Hagë.

Me njoftimin për arrestimin e Mustafës, Specialja ka bërë të ditur se është konfirmuar aktakuza e parë e këtij tribunali.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatën për shtyp të Tribunalit Special.

Mustafa aktualisht po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur. 

(Kosova Sot Online)