Arrestimi ishte i organizuar, nisja e Salih Mustafës për në Hagë ishte e menjëhershme
Zyra për media e Gjykatës Speciale e ka konfirmuar, arrestimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UCK-së.
I menjëhershëm ishte vendimi për nisjen e tij në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet gjykata. Sipas njoftimit Mustafa është duke u transferuar në Hagë ku do të mbahet në paraburgim.
Edhe familjarët e kanë konfirmuar se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.
Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
(Kosova Sot Online)