63 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 15:04
63 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në janë shënuar raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajmi më i mirë është se për 24 orë nuk është shënuar asnjë viktimë e koronavirusit.

Gjithashtu, raporti ditor për COVID-19 tregon se janë shëruar 87 persona.

(Kosova Sot Online)