Komiteti i Gjilanit mban takim me drejtorët e shkollave, diskutohet për vlerësimin mësimor gjatë këtyre dy javëve

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 15:34
Komiteti i Gjilanit mban takim me drejtorët e shkollave, diskutohet për vlerësimin mësimor gjatë këtyre dy javëve

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Gjilanit për vlerësimin e procesit mësimor gjatë këtyre dy javëve, lidhur me respektimin e masave anti-COVID-19.

Ky takim është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, i cili ka kërkuar mobilizim shtesë në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Ai ka kërkuar që të monitorohen në vazhdimësi nxënësit dhe mësimdhënësit lidhur me mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distancës.

(Kosova Sot Online)