1 i vdekur e 83 të infektuar me Covid-19 në Serbi

  • A.P /
  • 24 September 2020 - 17:43
1 i vdekur e 83 të infektuar me Covid-19 në Serbi

Një person ka vdekur si pasojë e inefktimit me Covid-19 në Serbi gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 6 mijë e 663 njerëz sa u testuan, 83 rezultuan pozitivë me Covid-19.

Sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, ka 22 pacientë në aparate për frymëmarrje.

Që nga fillimi i pandemisë në Serbi 745 njerëz kanë vdekur nga Covid-19.

(Kosova Sot Online)