Ivica Daçiq: Do ta kem të vështirë të mos punojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 10:37
Ivica Daçiq: Do ta kem të vështirë të mos punojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se do të jetë e vështirë për të që të mos punojë në tërheqjen e njohjes së Kosovës, dhe theksoi se ai i tregoi të dërguarit amerikan Richard Grenell se Prishtina vazhdoi me fushatën për njohjen e pavarësisë.

Ai deklaroi për TV Prva se i tregoi Grenellit një letër dërguar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës që ia ka dërguar Bosnjë dhe Hercegovinës e cila sipas tij “ishte formuluar në një mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen se marrëveshja e Ëashingtonit promovon njohjen e pavarësisë, sepse Izraeli e njohu Kosovën”.

(Kosova Sot Online)