LDK’ja dhe PDK’ja përplasen në Kuvend për Ligjin për Rimëkëbjen Ekonomike dhe 10 përqindshin

  • E.K /
  • 25 shtator 2020 - 10:59
LDK’ja dhe PDK’ja përplasen në Kuvend për Ligjin për Rimëkëbjen Ekonomike dhe 10 përqindshin

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është përplasur me Shefin e Grupit të PDK’së, Bedri Hamza sa i përket tërheqjes së 10 përqindshit nga Trusit që parashihet në Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Bedri Hamza ka propozuar që të futet një nen në ligj që mundëson rimbursimin e mjeteve për qytetarët që tërheqin paratë brenda pesë vjetëve.

“Ne po kërkojmë që të vendoset diçka përmbajtësore për bizneset e vogla, sepse e dijmë si është gjendja. Nëse ka nevojë që me I tërhjek mjetet e trustit sjellne ligjin me një nen të ri I cili ua lejon ta tërheqin 10 përqindshin, ne po shkojmë me propozim që ata që tërheqin mjete t’u rimbursohet brenda pesë vjetëve”, ka thënë ai.

Bajrami ka thënë se në këtë ligj nuk është vetëm 10 përqindshi i Trustit por inkorporon në vete dhe programin e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ta votojmë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ju bëj thirrje që ligji të kalojë në leximin e parë. Ligji nuk është ligj që ka vetëm një nen që është tërheqja e 10 përqindshit. Ai ka me vete disa nene që e bëjnë të mundshme programin e qeverisë për rimëkëmbjën e ekonomike”, ka thënë Bajrami

Tutje Bajrami ka thënë se me kalimin e ligjit gjithashtu mundëson që 100 milionë euro të AKP’së që janë shfrytëzuar për investime kapitale të mundësohen që të ju ndihmohen ndërmarrjet e sektorit privat.

(Kosova Sot Online)