
Lexoni edhe:
Hetimi i procesit të privatizimit nga deputetët, një lojë mashtruese e iniciuar nga PDK-ja për konsum politik
Një grua dhe një burrë në Mitrovicën e Veriut nuk i kanë pranuar në shtëpi dy vajzat e tyre.
Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 17:00. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e ka cilësuar rastin si “Keqtrajtim dhe braktisje e fëmijëve”.
“Është raportuar se dy të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovare nuk i kanë pranuar në shtëpi dy ankueset femra kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)