Daut Haradinaj i përgëzon kabinetin qeveritar që janë të pranishëm në Kuvend

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 11:34
Daut Haradinaj i përgëzon kabinetin qeveritar që janë të pranishëm në Kuvend

Shefi i Grupit të AAK’së, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike që pritet të votohet sot në Kuvend.

Haradinaj i ka përgëzuar edhe kabinetin qeveritar që është i pranishëm në Kuvend duke thënë se e kanë për detyrë dhe obligim të jenë në Kuvend.

“E përshëndes edhe qeverinë që kanë ardhur në Kuvend sot, E kanë për detyrë dhe për obligim dhe ky ligj ta marrë edhe përkrahjen e deputetëve”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje u ka bërë ftesë opozitës që të propozojnë amendamente dhe janë të gatshëm t’I përkrahin

“Nëse kanë amendament ta inkorporojmë në ligj.Jemi të gatshëm me ju përkrahë gjatë leximit të dytë”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)