Kë po e kërkon EULEX-i te Zyrat e Veteranëve, flet Klinaku

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 11:58
Kë po e kërkon EULEX-i te Zyrat e Veteranëve, flet Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku i ka thënë se policia e EULEX-it kanë bllokuar disa anëtarë të organizatës në katin e tretë dhe nuk e di se janë duke u bërë arrestime.

“Unë bisedova me ta dhe qëllova në katin e tretë, letra nuk kanë përkthyes nuk kanë, na kanë blloku. Nuk e di a janë duke bërë arrestime, ata janë lartë I kanë mbushur korridoret plot policë. Kryetari Gucati dhe nënkryetari Haradinaj nuk janë këtu”, ka thënë Klinaku

Klinaku tha se u ka thënë policëve se edhe Jugosllavia ka vepruar kështu por është dashur me iu kundërpërgjigjë.

“Ju thashë që edhe Jugosllavia ka bërë kështu por është dashur me iu kundërpërgjigjë”, ka thënë Klinaku.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.

 Express sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.

(Kosova Sot Online)