(E përditësuar) Eulex bastis OVL-UÇK’në, ndiqni të gjitha zhvillimet

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 12:04
(E përditësuar) Eulex bastis OVL-UÇK’në, ndiqni të gjitha zhvillimet

Policia e Eulexit mëngjesin e sotëm ka bastisur zyrat organizatës së veteranëve të UÇK’së. Nuk dihet arsyeja, por Tribunali Special nga dje ka nisur arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte. Express ju sjell të gjitha zhvillimet nga Zyrat e OVL-UÇK’së.

11:50 – Tomë Gashi thotë se nuk po e kërkojnë askënd

Pavarësisht që forca të shumta të EULEX-it po shihen në zyrat e veteranëve, avokati Tomë Gashi u paraqit në zyrat e OVL-UÇK-së, duke thënë se beson që EULEX-i nuk po e kërkon askënd.

“Unë besoj që nuk po e kërkojnë askënd, atë që e kërkojnë e dinë se ku me gjet”, tha Gashi për media.

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime

11: 47 – Policia e Eulex-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK’së

Policia e Eulex-it ka bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK’së.

Dhjetëra trupa të Policisë e kanë rrethuar objektin, ndërsa para pak casteve janë parë duke dalë nga zyrat disa prej zyrtarëve që punojnë në këtë organizatë.

Nuk dihet nëse do të ketë arrestime nga Tribunali Special, pasi Prokuroria në Hagë ka njoftuar se dje ka arrestuar të dyshuarin e parë për krime lufte.

11:37 Policia e Kosovës po e asiston EULEX’in në aksionin te zyrat e veteranëve

Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin e sotëm të EULEX’it në zyrat e OVL’UÇK’së, raporton Gazeta Express.

të policisë së Kosovës janë parë sot afër zyrave të veteranëve, ku është duke u mbajtur një aksion i EULEX’it.

Ky aksion i EULEX’it vjen një ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për Salih Morinën

11:22 – Lajmi i fundit: EULEX-i zbarkon në zyrat e veteranëve, raportohet për arrestime

Një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën, zyrtarët e EULEX-it kanë zbarkuar sot në zyrat e veteranëve të UÇK-së.

Sipas informacioneve të raportuara në media, aty po zhvillohet një aksion, ku pritet të ketë edhe arrestime.

Policia e Eulex-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK’së

Media sot ka raportuar se arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera.

(Kosova Sot Online)