Mediat serbe: Forcat Speciale të EULEX-it zbarkuan në zyrat e OVL-së të UÇK-së,të veshur me maska dhe të armatosuar

  • G.G /
  • 25 September 2020 - 12:47
Mediat serbe: Forcat Speciale të EULEX-it zbarkuan në zyrat e OVL-së të UÇK-së,të veshur me maska dhe të armatosuar

Forcat speciale të EULEX-it, të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike, hynë në zyrat e organizatës që mbledh veteranët e të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK),shkruan Blici serbe.

Anëtarët e EULEX filluan operacionin 24 orë pasi anëtari i parë i akuzuar i UÇK-së, ish komandanti lokal dhe një nga shefat e shërbimit të inteligjencës, Salih Mustafa, i cili u dërgua në Gjykatën Speciale në Hagë për krimet e UÇK-së, transmeton Kosova Sot Online.

Javën e kaluar, një i ri i panjohur solli dokumente nga arkivat e Gjykatës Speciale në zyrat e veteranëve të UÇK-së në tre raste.

(Kosova Sot Online)