Policia ngel pa fjalë nga ajo çfarë u gjet në murin e shtëpisë së nipit famëkeq të lordit të drogës së Pablo Escobar

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 13:27
Policia ngel pa fjalë nga ajo çfarë u gjet në murin e shtëpisë së nipit famëkeq të lordit të drogës së Pablo Escobar

Nipi i lordit famëkeq të drogës, Pablo Escobarit, ka thënë se ka gjetur një qese plastike me para me vlerë prej 18 milionë dollarë.

Nicolas Escobar ka treguar se shumën e majem të lekëve e ka gjetur të fshehur në muret e një prej mureve të xhaxhait të tij, raporton BBC.

Kjo nuk ishte hera e parë për të që gjente para në vendet ku Escobar i fshehtë lekët e tij nga frika e konfiskimit.

Ai gjithashtu kishte gjetur një makinë shkrimi, telefona satelitorë, stilolaps prej ari, një aparat fotografik dhe një shirit filmi që ende nuk u identifikua.

Pablo Escobarit vdiq gjatë nëj shkëmbimi me armë zjarri me policinë në vitin 1993.

Në kulmin e karrierës së tij Escobar u tha të ishte personi i shtatë më i pasur në planet.

(Kosova Sot Online)