Zemaj thotë se sot do të propozojë lehtësimin e masave anti-COVID

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 15:03
Zemaj thotë se sot do të propozojë lehtësimin e masave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka bërë me dije se sot në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave.

“Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit pozitive dhe trendin e rënies së lakores të rasteve të infektimeve, sot, në mbledhjen e Qeverisë do të propozoj lehtësimin e masave, por duke mbetur të gjithë të përkushtuar dhe vigjilent”, ka shkruar Zemaj.

 

Nga testimet e bëra, në 24 orët e fundit, sërish kemi rezultate të kënaqshme, ku vetëm 46 raste kanë rezultuar pozitiv...

Publiée par Armend Zemaj sur Vendredi 25 septembre 2020

(Kosova Sot Online)