Publikohet raporti i SHSKUK-së, kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 15:33
Publikohet raporti i SHSKUK-së, kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19

203 pacientë po trajtohen për Covid-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 112 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Numri më i madh i pacientëve po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë, gjithsej 59. 44 të tjerë po trajtohen në Klinikën Infektive, 7 në Klinikën e Anestezionit dhe 3 pacientë në Klinikën e Pediatrisë.

Sipas njoftimit, 3 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 9 në CPAP, ndërsa 123 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.

Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus, të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale.

(Kosova Sot Online)