Çfarë i ka thënë Hysni Gucati, Nasim Haradinajt pak para arrestimit?

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 16:21
Çfarë i ka thënë Hysni Gucati, Nasim Haradinajt pak para arrestimit?

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, thotë se atë e ka thirrur në telefon kryetari i organizatës, Hysni Gucati, pak para se ta arrestonin.

Sipas Haradinajt, policët e Eulexit i kanë kërkuar Gucatit ta thërrasë nënkryetarin e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK’së, para se ai të arrestohej.

Haradinaj thotë se Gucatin policët e kishin njoftuar se do ta cojnë në Hagë.

“Hysni Gucati më thirri dhe më tha se po kërkojnë këta me qneë ti këtu me nënshkru, e mu me më marrë në Hagë”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Tutje, nënkryetari i OVL-UÇK-së thotë se ishte nisur për të shkuar në zyrë, por kur u njoftua se aty më nuk e ka shefin e organizatës, nuk u është lajmëruar Eulexit.

Lidhur me dosjet, që supozohet që janë të Tribunalit Special, e të cilat i ka publikuar OVL-UÇK, Haradinaj thotë se ata është dashur t’i ruajnë dokumentet e tyre.

“Ne arkivat tona po i ruajmë. Është dashur edhe ata t’i ruajnë vetë arkivat e tyre” , është shprehur nënkryetari i organizatës së veteranëve. 

(Kosova Sot Online)