Dhuna ndaj grave, Kuvendi voton pro ndryshimit kushtetues

  • A.P /
  • 25 September 2020 - 17:32
Dhuna ndaj grave, Kuvendi voton pro ndryshimit kushtetues

Deputetët kanë votuar sot për ndryshimin kushtuetues. Bëhet fjalë për amandementimin e nenit për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

Me 93 vota për, përfshirë 17 të pakicës, është miratuar amandamenti, që e përfshin në Kushtetutë Konventën e Stambollit.

“Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje cakton standarde të rëndësishme dhe do të duhet të bëhej pjesë e Kushtetutës së Repulikës së Kosovës”, thuhet në arsyetim.

Kjo konventë ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen pendale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”

Përmes kësaj konvente kriminalizohen veprat e tilla si: gjymtimi gjinor, martesa e detyruar, përndjekja, aborti dhe sterezilimi i detyruar.


(Kosova Sot Online)