‘Erëra të forta në Shqipëri, dallgët do arrijnë lartësinë 3 metra’

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 09:11
‘Erëra të forta në Shqipëri, dallgët do arrijnë lartësinë 3 metra’

Drejtoria e Përgjithshme Detare apelon për kujdes pas njoftimit për përkeqësim të motit në gjithë vendin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erërave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të Adriatikut dhe Jonit.

“Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s .Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intensitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”.

(Kosova Sot Online)