Deliu- Kodra i quan poshtëruese skenat e arrestimeve të djeshme

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 10:31
Deliu- Kodra i quan poshtëruese skenat e arrestimeve të djeshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas arrestimeve të djeshme nga ana e EULEX.

Deliu thotë se Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe se mënyra e arrestimeve të djeshmne ishte poshtëruese.

“Kosova gjithmonë ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërkombëtare dhe ka shërbyer si shembull. Prandaj, edhe EULEX-i si zbatues i urdhrave të Gjykatës Speciale është i familjarizuar tashmë me këtë fakt. Veprimet e fundit me rastin e arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilat krijojnë përshtypjen e një operacioni në një vend armiqësor janë të papranueshme dhe deformuese të realitetit faktik”, ka shkruar Deliu në Facebook.

 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë dhe të shenjtë për të realizu të drejtën jetike – lirinë....

Publiée par Blerta Deliu sur Samedi 26 septembre 2020

(Kosova Sot Online)