Era e fortë dhe shiu i dendur, shikoni si i ka rrëzuar pemët stuhia në Tiranë

  • 26 September 2020 - 11:17
Era e fortë dhe shiu i dendur, shikoni si i ka rrëzuar pemët stuhia në Tiranë

Tirana por edhe i gjithë vendi u përfshi prej mbrëmjes së djeshme nga reshje shiu të dendura dhe një stuhi e fortë ere.

Kjo ka shkaktuar jo pak dëme. Siç shihet dhe nga fotot më poshtë, disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit janë rrëzuar.

Punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe në mëngjes për të normalizuar situatën.

(Kosova Sot Online)