Humb një djalë 14 vjeçar nga Drenasi

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 12:36
Humb një djalë 14 vjeçar nga Drenasi

Një person gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i tij 14 vjeç, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas ankuesit, djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet.

“Fsh. Nekovc, Gllogovc 23.09.2020-16:00. Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)