U nis në Prishtinë për të kërkuar punë, zhduket burri nga Ferizaj

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 13:17
U nis në Prishtinë për të kërkuar punë, zhduket burri nga Ferizaj

Një burrë nga Ferizaj është zhdukur që nga 29 gushti i këtij viti. Ai ishte nisur për të kërkuar punë në kryeqytet, por më nuk është është kthyer në shtëpi.

Zhdukjen e tij e ka raportuar në polici, një mik i tij.

“Rr. Gëzim Sahiti, Ferizaj 29.08.2020-14:00. Më datë 25.09.2020, ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se nga data e lartcekur nga shtëpia kishte dal miku i tij i cili para se të largohej kishte deklaruar se po shkon në Prishtinë për të kërkuar punë. Deri me tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)