Kryeministri Hoti:Specialja po vepron sipas ligjit

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 13:57
Kryeministri Hoti:Specialja po vepron sipas ligjit

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, konsideron se aksionet e Gjykatës Speciale janë në rregull dhe të bazuara në ligj. Ka thënë se janë veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në FB.

Ky reagim erdhi pas aksionit të djeshëm të hetuesve të Speciales, të cilët arrestuan dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK’së, Hyseni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri ka thënë se veprimet e Speciales duhet të respektohen nga të gjithë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shtuar ai.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe...

Publiée par Avdullah Hoti sur Samedi 26 septembre 2020

(Kosova Sot Online)