Lexoni edhe:
Nasim Haradinaj ka arritur në Hagë, dyshohet për pengim të drejtësisë
Një mi në Kamboxhia është vlerësuar si hero dhe është dekoruar me medalje të artë për punën që ka bërë në zbulimin e minave tokësore.
Pas disa dekadave në konflikt, vendi i Azisë Juglindore ka mbetur me miliona mina të pashpërthyera, të cilat ende po shkaktojnë të vdekur dhe të lënduar çdo vit.
Nasim Haradinaj ka arritur në Hagë, dyshohet për pengim të drejtësisëLexoni edhe:
Me ndihmën e vendeve tjera, Kamboxhia për disa vite është përpjekur t’i largojë mjetet shpërthyese, por kjo është një punë e rrezikshme dhe e vështirë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Miu i quajtur Magawa është trajnuar nga një organizatë joqeveritare e themeluar në Belgjikë, por që zyrën kryesore e ka në Tanzani. Ajo trajnon minjtë për ta dalluar erën e substancave shpërthyese që përdoren në prodhimin e minave.
Magawa është një mi mjaft i madh, por mjaftueshëm i lehtë për të mos e aktivizuar një minë tokësore, nëse shkel mbi të.
Për shtatë vjet, ky mi i ka zbuluar 39 mina dhe 28 objekte tjera shpërthyese, duke ndihmuar në pastrimin e 141,000 metrave katrorë tokë. Kështu, ai është zgjedhur si miu me performancën më të mirë në grupin e përdorur nga organizata qeveritare.
Sipas një deklarate për shtyp, minjtë gjigantë afrikanë janë inteligjentë dhe të lehtë për t’u trajnuar.
(Kosova Sot Online)