Policia: Infermieri u ther me thikë në QKUK

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 16:08
Policia: Infermieri u ther me thikë në QKUK

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës sot rreth orës 14:35 është therur me thikë një infermier.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Ndaj rastit ka reaguar edhe Oda e Infermiervë të Kosovës të cilët e kanë dënuar rastin.

“Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)