Merkel paralajmëron për rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus në Gjermani

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 12:33
Merkel paralajmëron për rritjen e numrit të infektuarve me koronavirus në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se infeksionet ditore me koronavirus në Gjermani mund ta kapin shifrën e 19.200 nëse vazhdohet me trendin aktual, por ka shtuar se ekonomia duhet të vazhdojë së funksionuari, raporton tabloidi gjerman “Bild”.

Tabloidi, që nuk e ka cekur burimin e informatës, e ka cituar Merkelin të ketë thënë: “Duhet të veprojmë shpejt për të frenuar infeksionin. Duhet të vendosim prioritetet, ekonomia duhet të vazhdojë së funksionuari dhe shkollat e çerdhet duhet të mbesin të hapura. Futbolli është sekondar krahasuar me këtë”. 

(Kosova Sot Online)