Vazhdon seanca për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa i vetmi kandidat për të cilin do të votojnë deputetët është Xhavit Shala.
Të premten në raundin e dytë Xhavit Shala mori 22 vota, kurse Naim Çelaj 32.
Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisen përgatitjet, por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, seanca është shtyrë për sot në orën 12:00.
(Kosova Sot Online)