Kosova temë në Parlamentin Evropian, shefi i EULEX’it merr pjesë në Nënkomitetin për Siguri dhe Mbrotje

  • G.G /
  • 28 September 2020 - 13:06
Kosova temë në Parlamentin Evropian, shefi i EULEX’it merr pjesë në Nënkomitetin për Siguri dhe Mbrotje

Kosova sot është temë në Parlamentin Evropian, tri ditë pas arrestimeve që ndodhën të premten në Prishtinë me urdhër të Tribunalit Special, e në të cilat ndihmuan edhe forcat speciale të EULEX’it. Në mbledhjen e Nënkomitetit të Parlamentit Evropian për Siguri dhe Mbrotje, po merr pjesë virtualisht edhe shefi i misionit evropian të EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Nathalie Loiseau, ka thënë se në Ballkan është kthyer paqja, por ka shtuar se nevojitet më shumë sundim të ligjit dhe më pak tension.

“Paqja është kthyer në Ballkan, por ka ende një mënyrë për të parë më pak tension dhe më shumë sundim të ligjit. Bashkimi Evropian po bën shumë, duhet të bëjë më shumë dhe më mirë”, ka shkruar Loiseau në Twitter.

Në këtë mbledhje gjithashtu po merr pjesë edhe shefi i misionit evropian në Bosnjë e Hercegovinë.

(Kosova Sot Online)