Ky është i ftuari i radhës i Speciales

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 14:18
Ky është i ftuari i radhës i Speciales

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, Visar Ballovci është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ballovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit. Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, dhe shokëve të vrarë, e masakruar në burgun e Dubraves, do të dëshmojë se lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimët i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpis tone”, ka shkruar Ballovci.

 

Familjar, miq, dhe shokë të nderuar. Më lejoni të ju njoftoij se kam mar ftes nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me...

Publiée par Visar Ballovci sur Lundi 28 septembre 2020

(Kosova Sot Online)