Zgjedhje për zgjidhje të krizës, verifikim dhe besim qytetar në zgjedhje të reja demokratike

Zgjedhje për zgjidhje të krizës, verifikim dhe besim qytetar në zgjedhje të reja demokratike
Zgjedhje për zgjidhje të krizës, verifikim dhe besim qytetar në zgjedhje të reja demokratike

Arsim Haziri

  • 28 September 2020 - 13:46

Shkruan: Arsim Haziri

Koalicionit aktual iu ka bë e ditur pafuqia politike, kjo vihet re edhe përgjatë takimeve nëpër seanca parlamentare dhe në mungesë të një mazhorance po bëhen ta pamundshme të kalojnë disa ligje, siç ishte ai i rimëkëmbjes ekonomike. Prandaj them se përgatitja e vendit për një verifikim të ri elektoral, do të ishte në funksion të ndërrimit të qeverisë dhe zhvillimit, pasi kjo çfarë po na shoqëron kryekëput është në funksion të klientelës dhe nepotizmit. Skena politike duhet reformuar, një procesi të tillë mund të vjen në shprehje vetëm pas një procesi të ri zgjedhor, ku do ta shënjonte fundin e gjeneratës së vjetër, gjeneratës e cila përbën sinonim të rrënimit publik.

Çdo gjë ka fund, madje edhe problemet. Sistemit kaotik do t'i bëjë fund logjika progresiste. Logjika e disa liderëve është: qytetari s'duhet të mendoj por vetëm njëherë në katër vite të votoj. Demokracia sipas disave duhet të konfirmohet vetëm njëherë për një mandat të rregullt. Aktiviteti i përditshëm në kuadër të normave përbën shëndetin bazik të demokracisë, dhe vetëm kështu ndërgjegjësohet politika dhe centralizohet qytetari. Esenca e shtetit nuk kthehet as me Hotin, as me Thaçin, Limajn, Ramushin as me Pacollin. Të gjithë këta kanë pasur mundësinë për ta bërë funksionimin e tij, por fatkeqësisht nuk e bënë, prandaj çdo pritje prej tyre është ma keq se rrafshi imagjinare. Shteti si funksionim e shumë sinonime të këtij nocione, mund të vijnë nga tjetër kush dhe jo nga këta për të cilët kemi të dhëna minimale e zhgënjyese. Prandaj zgjedhjet janë çelësi bazik për t'i ndëshkuar këta që e ndëshkuan padrejtësisht popullin.

Ajo që është në të kaluarën, pra keq qeverisja, na shërben si arsye për t'i ndëshkuar ata që e bën atë! Kur është menduar ndonjëherë se prej LDK-së, PDK-së, AAK-së e Nisma-s rrjedh konsolidimi i përgjithshëm? Asnjëherë, ama asnjëherë! Pikërisht pse të gjitha këto paticka kanë qenë në qeverisje, dhe për sa kohë kanë qenë, e kanë bërë bërllok, ama bërllok. Askush askujt s'mund t'ia dëshmoj objektivisht të kundërtën e gjendjes ekzistuese e dominante. Vendi është në mjerim të përgjithshëm pikërisht e për shkak të ekzistencës së mjerimit tek bartësit institucional. Në zgjedhjet e radhës ka për t'i dërrmuar krerët tjerë të partive të cilët veç se janë minimizuar në arsye e kauza. E meta e tyre konsiston në mënyrë eksplicite për të kaluarën e errët, s’mund të de përfaqësohen nga e dhëna mjaft prangosëse. Qytetarët gjithnjë po e thonë, madje funksionimin e shtetit normativ tek ata (oligarkët)as në dimensionin imagjinar nuk e shohin. Për fund, dikujt i kanë humbur edhe fjalët e dikujt iu kanë zgjeruar arsyet mjaft domethënëse për ta shembur këtë kullë të krimit të organizuar. Kosova për të ikur prej kësaj gjendje të pa perspektivë duhet t'ju nënshtrohet urgjentisht një procesi zgjedhor, natyrisht duke rënë në koordinim të thellë gjitha subjektet politike. Kjo linjë defunksionimi gjithnjë e më shumë është rezultat i një polarizimi të thellë që ekziston ndërmjet subjekteve politike dhe duke, qenë prezentë një kontradiktë e këtillë, masa e regresivitetit po bëhet e padurueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".