Ministri Selimi takohet me përfaqësuesit e SSHKK-së, diskutojnë edhe për pagesat shtesë

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 14:57
Ministri Selimi takohet me përfaqësuesit e SSHKK-së, diskutojnë edhe për pagesat shtesë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar sot përfaqësuesit e sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në këtë takim u diskutua për kërkesën e tyre për kompensim shtesë, mbi pagën bazë në betejën kundër pandemisë COVID-19.

Gjatë këtij takimi, ministri Selimi është njoftuar edhe me propozimet e Sindikatës lidhur me Ligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Sot gjatë ditës takova sindikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës me të cilët diskutuam për shqetësimin e ngritur për anashkalimin që po i’u bëhet për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e institucioneve shtetërore në betejën kundër pandemisë Covid-19”, ka deklaruar ministri Selimi.

“Si ministër u zotova që shqetësimet e tyre do t’i adresojmë së bashku deri në arritjen e rezultateve të dinjitetshme për ShKK-në”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)