Shërohen 142 persona nga COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 28 September 2020 - 15:18
Shërohen 142 persona nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 142 persona nga COVID-19.

Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 13 mijë e 420.

“ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475”, thuhet në njoftimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)