Hoti e Kuçi takohen me përfaqësuesit e “Ibër-Lepencit” dhe KRU “Prishtina”

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 10:38
Hoti e Kuçi takohen me përfaqësuesit e “Ibër-Lepencit” dhe KRU “Prishtina”

Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin, i ka pritur sot përfaqësuesit e Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sh. A.,  me të cilët ka biseduar për sfidat me të cilat po përballen këto ndërmarrje, si dhe për aspektet zhvillimore të tyre. 

Me këtë rast, Hoti ka theksuar nevojën që të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë, e veçanërisht ato me rëndësi strategjike për vendin, siç janë “Ibër – Lepenc” dhe “Prishtina”, të kenë menaxhim të mirëfilltë profesional në funksion të rritjes së performancës, efikasitetit dhe maksimizimit të të hyrave.

Hoti tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në rimëkëmbjen ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID -19. Njëkohësisht, ai vlerësoi se duhet përkushtim i të gjithëve pa përjashtim për përballimin e kësaj situate dhe menaxhimin sa më efikas për përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

Ndërsa, përfaqësuesit e “Ibër – Lepencit” dhe KRU “Prishtina” e falënderuan Hotin për pritjen, si dhe e njoftuan atë për punët që janë duke u kryer në këto ndërmarrje, me qëllim të arritjes së synimeve për zgjerimin dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre. 

(Kosova Sot Online)